Ushqimet më të mira që duhet t’i konsumoni kundër urthit

Ushqimet më të mira që duhet t’i konsumoni kundër urthit

[ad_1]

Ruajtja e ekuilibrave në ushqyerje është shumë e rëndësishme në shmangien e shumë problemeve shëndetësore, përfshirë këtu edhe urthi. Gjithçka që hamë ka tendencën të parandalojë probleme të tilla ose të shkaktojë ato në mënyrë të përsëritur.

Çfarë Është Urthi
Urthi është një çrregullim tretës që prek stomakun dhe ezofagun. Ndjesia e djegies është e dhimbshme dhe e parehatshme. Kjo sëmundje shoqërohet nga simptoma të tjera që përfshijnë fryrjen, të vjellat, të përzierat, lemza, rënie në peshë, kollë e thatë dhe tharje e fytit. Urthi kërkon një disiplinë të fortë në regjimin ushqimor. Disa ushqime e nxisin atë dhe disa të tjera i zbusin simptomat. Ekspertët sugjerojnë konsumin e ushqimeve me nivel të ulët aciditeti të cilët e bëjnë tretjen më të mirë në përgjithësi por edhe shmangin urthin.

Qumështi i Bajames
Ndryshe nga llojet e tjerë të qumështit, ai i bajames është një alternativë e shkëlqyer për njerëzit që kanë ndjeshmëri të ulët ndaj laktozës por edhe të atyre që vuajnë nga urthi. Ky qumësht është alkalin, ndaj bën mirë kundër urthit.

Tërshëra
Tërshëra është një alternativë e shkëlqyer për tretjen, sidomos nëse konsumohet në mëngjes. Ajo ka aftësi ngopëse dhe ul ndjeshëm gjasat e urthit.

Kosi
Ushqimet e pasura me antibiotikë siç është kosi, rrisin praninë e baktereve të mira në organizëm. Këto baktere përmirësojnë tretjen dhe zbusin shpeshtësinë e urthit. Ekspertët sugjerojnë konsumin e kosit të bërë në shtëpi.

Xhenxhefili
Xhenxhefili është një nga zhardhokët më të rekomanduar për njerëzit që kanë probleme me tretjen e stomakun. Ai ka aftësi qetësuese dhe lufton inflamacionin duke zbutur ndjeshëm simptomat e urthit.

Lëngu i Aloe Verës
Ekspertët thonë se pirja e lëngut të aloe verës mund të parandalojë urthin dhe të luftojë inflamacionin. Për më tepër, ky lëng ul kolesterolin, nivelin e sheqerit në gjak dhe përmirëson paraqitjen e lëkurës.

Kopra
Kjo barishte e shëndetshme lufton inflamacionin dhe qetëson zorrën e trashë. Kësisoj kopra rekomandohet për njerëzit që vuajnë nga koliti apo problemet me tretjen.

Orizi i Bardhë
Produktet me niseshte siç janë: orizi i bardhë, makaronat, patatja dhe buka janë ushqime të mira për shtresën e brendshme të stomakut. Mjafton që të mos i rëndoni me yndyrna ose shtesa të tjera ushqimore acidike që mund të shkaktojnë urth.

Perimet e Gjelbra Dhe Frutat
Brokoli, selinoja, shpargu dhe bizelet janë shembuj të perimeve të mira që jo vetëm përmirësojnë tretjen por edhe pengojnë urthin. Nga frutat, mund të përmendim ato me nivel të ulët aciditeti siç janë: bananet, pjepri, shalqini etj. Njerëzit që vuajnë nga urthi duhet të qëndrojnë larg nga portokallet, limonët, qitro, limoni jeshil, domatet dhe ananasi të cilat kanë aciditet të lartë. /AgroWeb

Top Channel


[ad_2]
Source link