Uji i Ftohtë Tepelene i kthen automjetet në elektrike

Uji i Ftohtë Tepelene i kthen automjetet në elektrike

[ad_1]

Uji i Ftohtë Tepelene, i njohur për cilësinë e lartë të ujit, ka ndërmarrë një hap serioz për të kontribuar dhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Këtë javë, kompania bëri ndryshimin e një pjese të madhe të automjeteve të veta nga me gaz, në makina elektrike, si hapi i parë i një sërë ndryshimeve të planifikuara në aspektin e mbrojtjes së mjedisit.

Tepelene është krenare të njoftojë se kemi nisur rrugëtimin drejt të ardhmes së qëndrueshme”, u shpreh Laurentiu Hutanu, drejtor i përgjithshëm i Uji i Ftohtë Tepelene,“fillimisht duke i kthyer makinat në elektrike, për ta zgjeruar më pas përkushtimin tonë në këtë drejtim edhe në nivele të tjera, nga prodhimi, tek vetë produkti.”

Në çdo rrugëtim me një makinë elektrike, Tepelene kontribuon në përmirësimin e jetës së komuniteteve ku konsumohet uji i burimit të famshëm të Ali Pashës. Si një produkt thelbësisht shqiptar, Tepelene po sigurohet të bëjë pjesën e vet në zhvillimin dhe inovacionin në ekonominë shqiptare. Uji i Ftohtë Tepelene bëhet kështu një shembull i përkushtimit ndaj qëndrueshmërisë për mjedisin, duke kujtuar se sot është më e rëndësishme se kurrë për të menduar më larg, drejt cilësisë së të ardhmes.

Ky vendim, për të shndërruar automjetet e Uji i Ftohtë Tepelene në elektrike, jep gjithashtu një mesazh të rëndësishëm për qytetarët. Sa më pak gaz të djegim, aq më mire është për shëndetin tonë dhe të ambientit.

Çlirimi i karbonit nga makinat me gaz është një prej ndotësve kryesorë, duke ndikuar drejtpërdrejt dhe thellësisht tek ambienti dhe natyra e bukur e vendit. Sa më pak gaz të djegim, aq më shumë kontribuojmë në përmirësimin e cilësisë së ajrit. Çdo kilometër ka vlerë të madhe për mjedisin, kështu që Tepelene ka nisur rrugën për t’i ndryshuar automjetet e veta në 100% elektrike.

Kjo nismë e Ujit të Ftohtë Tepelene u duartrokit edhe nga ambientalisti i njohur, Sazan Guri.

Në Shqipëri prej 30 vitesh, përballem me automjete, 80% e të cilave punojnë me gas diesel, dhe shumë nga të cilat nuk kane marmitë ekologjike. Shumica e njerëzve nuk përdorin marmite ekologjike, nuk bëhet reduktimi i dëmit të gazit në mjedis. Kjo do të thotë se ndotja është shumë e lartë. Ndërsa benzina, që përbën 20%-shen tjetër, përmban plumb dhe lëndë kancerogjene.”

Të gjitha llojet e tjera të automjeteve, si elektrike, kanë një ndotje thuajse zero.”

Krahas kësaj nisme, Tepelene ka paralajmëruar edhe hapa të tjerë madhorë që tregojnë përfshirjen serioze të kompanisë në të mirën e mjedisit. Së shpejti, Tepelene planifikon të vendosë panele fotovoltaike, ose siç mund të identifikohen më thjesht, me panele diellore. Ndryshimi pritet të ndodhë shumë shpejt.

Hapi i radhës në këtë drejtim do të jetë akoma më domethënës, pasi përfshin nxjerrjen në treg të një shisheje rPET (të riciklueshme) vitin e ardhshëm. Tepelene bëhet kështu një prej kompanive novatore që po bëjnë përpjekje për të ndryshuar gjërat duke bërë pjesën e vet për reduktimin e ndotjes së ajrit, me shpresën se do të frymëzojnë më shumë njerëz të ndjekin hapat e tyre drejt një të ardhmeje 100% të qëndrueshme.

Top Channel


[ad_2]
Source link