Zekthi në Open: Ardhja e Trump ishte e domosdoshme


Joe Biden u inagurua si presidenti i 46 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ditën e sotme, një ngjarje që mori vëmendjen e gjithë botës.

Për pedagogun e Shkencave Politike, Fitim Zekthi, ardhja e Trump ishte e domosdoshme në SHBA, pasi ai mundi figura të shquara republikane.

“Donald Trump ka mundur figura të rëndësishme republikane. Ardhja e Trump ishte e domosdoshme për SHBA-në. Partitë po shkonin drejt afrimit ideologjik. Trump erdhi si një person kundër establishmentit. Tump bëri një ndarje të madhe”, tha Zekthi.

Këtë deklaratë e kundërshtoi aktivisti Gjergj Bojaxhi, i cili tha se partitë bënin kompromise për disa ligje që s’është e thënë se ata po shkonin drejt një afrimi ideologjik.

Top Channel


Source link
Leave your comment
Comment
Name
Email