Vargje poezie dhuratë/ Shkrimtarja që shet poezi të personalizuara


Festat e fundvitit janë momentet kur më të dashurit shkëmbejnë dhurata mes tyre. Në Kosovë një shkrimtare pasionin e saj për poezitë e ka kthyer në biznes. Ajo shkruan vargje të personalizuara për çdo person që kërkon të bëjë një urim.

Mëngjesin e 31 dhjetorit Vesa po përgatitë detajet e fundit për dhuratën që do t’ia dhurojë bashkëshortit në momentin e ndërrimit të moteve. Por, ndryshe nga herët e tjera, Vesa ka vendosur që dhurata të jetë më e personalizuar, me dedikim mbi jetën dhe sfidat në marrëdhënien e tyre.

Të gjitha këto ndjenja i ka futur në pak rreshta në kornizë.

Vesa thotë se këto të mirat që i dhuroi jeta dëshiron t’i kujtoj çdo ditë, e trashëgimi ky tregim i tyre t’u mbetet fëmijëve.

Por fjalitë në “Ndjenjë n’Kornizë” nuk do të ishin thurur aq bukur pa ndihmën e Fluturës, e cila si poete e hapi këtë biznes në kohë të pandemisë.

Top Channel


Source link
Leave your comment
Comment
Name
Email