Uji hyn nëpër banesa/ Ishëm, qindra hektarë tokë janë përmbytur


Historia përsëritët në vend me shtimin e reshjeve të shiut shkaktohen përmbytje. Kryesisht në muajin janar dhe në qarkun e Durrësit mësohet paraprakisht se janë përmbytur 410 hektarë tokë bujqësore dhe niveli i ujit arrin deri në 3 metra.

Përveç situatës së pandemisë dhe pasojat që ka lënë tërmeti në këto zona, në Ishëm ku ndodhemi aktualisht një problem tjetër shqetësues është dalja e lumit Ishëm nga shtrati që ka frikësuar banorët pasi uji ka vërshuar edhe në banesat e tyre.

Na ka hyrë uji në bodrum. Nuk durojmë dot më kështu, s’ka vënë njeri dorë. Jemi vetëm me problemet tona”.

Për fat, kur reshjet e shiut pushojnë niveli i ujit shënon rënie dhe shkon më larg banesave, por situata parashikohet të përkeqësohet për sa kohë moti pritet të vijojë me shi.

“Ju keni ardhur pa varkë se ndryshe nuk lëviz dot këtu. Ky problem ka 30 vjet. Pa ndërhyrë në kanale nuk bëhet”.

Top Channel


Source link
Leave your comment
Comment
Name
Email