Thyehet ‘ngërçi’ i krijuar nga pandemia, rritet volumi i mallrave tregtare të përpunuara në portin e Durrësit


Rritja e volumit të mallrave tregtare të përpunuara në portin e Durrësit ka thyer ngërçin e krijuar nga pandemia gjatë këtij viti të vështirë për ekonominë.

Gjatë muajit nëntor në portin më të madh të vendit janë përpunuar mbi 380 mijë tonë mallra, ose 85 mijë tonë më shumë se sa në muajin nëntor të vitit 2019.

Që nga fillimi i këtij viti, sipas statistikave portuale, kjo është shifra më e lartë përpunimit mujor nga anijet tregtare dhe tragetet.

Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar rritja e volumeve të përpunimit ka shënuar një rritje prej 29%.

Nga të dhënat zyrtare të APD-së bëhet e ditur se gjatë muajit të kaluar në port u përpunuan 59 anije tregtare dhe 71 tragete gjithsej, me një volum të përgjithshëm prej 380,257 tonë.

110,527 tonë i përkasin eksporteve të mallrave shqiptare, ndërsa 269,730 tonë të tjera janë mallrat e importit që kanë mbërritur në Durrës.

Top Channel


Source link
Leave your comment
Comment
Name
Email