Të ardhurat, 296 mln euro më pak/ Bilanc negativ për 10 muajt e këtij viti


Situata e krijuar nga pandemia vijon të japë efekte mbi arkën e shtetit.

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se për 10-mujorin e këtij viti, të ardhurat buxhetore u realizuan në masën e 347 miliardë lekëve, duke shënuar një rënie me rreth 36.4 miliardë lekë apo rreth 294 milionë euro më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019-ës.

Ecuria e të ardhurave buxhetore
Janar – Tetor 2019 383.4
Janar – Tetor 2020 347
Rënie – 36.4
Tatimet dhe Doganat kanë arkëtuar në total 304.6 miliardë lekë për periudhën Janar-Tetor, rreth 32 miliardë lekë më pak se kundrejt një viti më parë.
Ecuria e të ardhurave nga Tatimet dhe Doganat (mld lekë)
Janar – Tetor 2019 336.6
Janar – Tetor 2020 304.6
Rënie – 32

Ndikimin më të madh në mosrealizimin e të ardhurave tatimore e kanë dhënë të ardhurat e munguara nga Tatimi mbi Fitimin si dhe Tatimi mbi pagën, kjo edhe për shkak të rritjes së papunësisë gjatë kësaj periudhe si pasojë e Covid-19.
Efekte në uljen e të ardhurave buxhetore po ashtu kanë dhënë edhe masat e marra në ndihmë të bizneseve të prekura nga pandemia, me shtyrje apo zerim të disa taksave.

Shpenzimet nga ana tjetër, kanë ndjekur një trend rritës për 10-mujorin duke arritur në 412.6 miliardë lekë, e cila ka ardhur si rrjedhojë e paketave financiare të akorduara në ndihmë të bizneseve e individëve të goditur më rëndë gjatë pandemisë.
Ecuria e shpenzimeve buxhetore (mld lekë)
Janar – Tetor 412.6 mld lekë

Top Channel


Source link
Leave your comment
Comment
Name
Email