Taksa mbi punën duhet ulur/ Deputeti socialist Ervin Bushati: Barra mbi shtesë e mesme, e rëndë


E sheshtë apo progresive? Është ky debati që ka shoqëruar çdo fillim viti apo prag fushate elektorale në Shqipëri, e cila ka aktualisht nivelin më të lartë të taksimit mbi pagën në rajon.

Qeveria i ka qëndruar edhe këtë vit taksimit progresiv mbi pagën përkatësisht në dy nivele 13% dhe 23%.

Për deputetin e Partisë Socialiste, Ervin Bushati ka vend që kjo taksë të rishikohet dhe barra më e madhe të zhvendoset te kompanitë e mëdha.

“Bëhet fjalë vetëm për një shtresë të caktuar punonjësish që kanë një rrogë mbi mesataren e rrogës në Shqipëri , pra janë profesionistë të lirë ose të paguar mirë. Por unë mendoj se duhet riparë, në sensin që në vend që të tatohet puna elitare, apo kontributi apo profesionalizimi elitar do të ishte më mirë që barra të zhvendosej te kompania. Patjetër që ka vend për rishikim pasi nuk mendoj që në buxhetin e shtetit mund të ketë një ndikim kaq të madh. Patjetër që ka vend për t’u riparë pasi kjo është një situatë e cila pengon më të aftët.

Megjithatë, vetë kryeministri Rama përmes një konference ka deklaruar se mund të ketë një rishikim të kësaj takse, duke mos dhënë më tepër detaje. Teksa edhe vetë Financat deklarojnë se nuk ka ende asnjë diskutim konkret mbi këtë çështje.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave janë në total rreth 17 mijë individë që paguajnë 23% tatim mbi të ardhura personale, teksa po kaq do të tatohen edhe individët e dy punësuar nëse të ardhurat e tyre i tejkalojnë 150 mijë lekë.

Sipas të dhënave të Financave , taksat e mbledhura nga të ardhura personale arritën në fund të 11-mujorit të vitit të kaluar në 30.9 miliardë lekë apo rreth 249.2 milionë euro.

Top Channel


Source link
Leave your comment
Comment
Name
Email