Shtohet besimi tek ekonomia/ Por shifrat janë shumë poshtë mesatares historike


Tremujori i katërt i vitit të kaluar ka shënuar një përmirësim të besimit të bizneseve në ekonomin.

Banka e Shqipërisë raporton se treguesi i ndjesisë ekonomike u rrit me 6 pikë në krahasim me tremujorin e tretë, duke arritur në 81.1%.   

Por me gjithë përmirësimin, sërish ky tregues mbetet shumë poshtë mesatares historike si pasojë e bllokimit të ekonomisë gjatë periudhës tremujore Mars-Maj për shkak të pandemisë Covid-19.

Tregtia dhe industria rezultuan edhe sektorët ku treguesi i ndjesisë ekonomike pa një përmirësim të ndjeshëm, kryesisht për shkak të rritjes së prodhimit si dhe kontratave porositëse.

Përmirësim ka parë edhe sektori i shërbimeve, një ndër më të goditurit e krizës si rrjedhojë e ecurisë së bizneseve e kërkesës teksa janë më optimistë edhe për tremujorin e ardhshëm mbi ecurinë  e punësimit si dhe shfrytëzimit të kapaciteteve.

Pas përmirësimit në tremujorin e tretë, sektori i ndërtimit nga ana tjetër që nuk ka ndalur punën as gjatë karantinës pa një rënie të lehtë të besimit në ekonomi në periudhën Tetor-Dhjetor.

Ndryshe nga bizneset, qytetarët pasqyrojnë një pasiguri të madhe për gjendjen e tyre ekonomike, pasi besimi i konsumatorëve ka parë një rënie edhe gjatë tremujorit të katërt të vitit të kaluar me 2 pikë përqindje kundrejt tremujorit të mëparshëm.

Kjo është ndikuar kryesisht nga rënia e blerjeve të mëdha si ato për banesa, makina apo mallra të tjera që nuk lidhen me produktet e domosdoshme për jetesën, teksa shprehen pesimistë edhe për pjesën e parë të vitit 2021 si pasojë e krizës që ka shkaktuar pandemia.  

Top Channel


Source link
Leave your comment
Comment
Name
Email