Shpërblimi merret më 21 dhjetor/ Të hënën 650 mijë pensionistë do përfitojnë 5 mijë lekë


Në bazë të një kalendari, shpërndarja e shpërblimit për pensionistët do të nisë nga dita e hënë, pra 21 dhjetori e në vazhdim.

Mbi 650 mijë pensionistë në vendin tonë do të përfitojnë shpërblimin prej 5 mijë lekësh të reja. Sipas Aktit Normativ si kryefamiljari edhe bashkëshortja marrin nga 5 mijë lekë.

“Marr si unë edhe burri. Na venë 100 mijë lekë të vjetra. Po ja, unë pagova drita e ujë tani, iku 50 mijë lekëshi, shpërblimi im.

Shyqyr që na ndihmojnë fëmijët ne.

Po shumë mirë janë 5 mijë lekë. Kemi punuar për këtë ditë.

Vetëm do festojmë, pa nipër e mbesa. Kemi frikë, se ka qenë një vit skëterrë.

Po ne pensionistët nga ilaçet mbahemi.

Me ato pensione që kemi, ua jemi gjetur vendin lekëve të shpërblimit”, shprehen qytetarët.

Top Channel


Source link
Leave your comment
Comment
Name
Email