Shkumbini nis përmbytjen/ Në fshatrat e Rrogozhinës problemet nisën gjatë natës


Në njësinë administrative Gosë të Rrogozhinës uji ka pushtuar gjatë natës toka bujqësor, pemëtore, oborre shtëpish si dhe stallat e  bagëtive.

Sipas banorëve shkak është bere mospastrimi i disa degëve të kanaleve të cilët janë prej vitesh të bllokuar. Në Gosë ky fermer thotë se uji që i ka përmbytur disa rrënjë limona të cilët kanë nisur të kalben.

Ajo që i tremb me shume këta banorë është situata atmosferike e cila ka parashikuar shtim të reshjeve të shiut, gjë që mund të përkeqësojë përmbytjet në këtë zonë.

Top Channel


Source link
Leave your comment
Comment
Name
Email