Sekretari i Shoqatës së Prodhuesve: Pro taksës së sheshtë! Kujdes nga indirektet


Sekretari i Shoqatës së Prodhuesve, Arben Shkodra mbrëmjen e sotme në Open tha se është pro vendosjes së taksës së sheshtë, por duke pasur kujdes në nivelin e saj.

Ai theksoi se duhet pasur kujdes në taksat indirekte, pra ato të fshehura, sepse janë më vrastaret ndaj qytetarëve.

“Pas këtyre ngjarjeve aq t mëdha si tërmeti dhe pandemia ne diskutojmë akoma taksat por lejmë pa diskutuar vlerat. Sipërmarrja ne jemi pro taksës së sheshtë, niveli na shqetëson. Buxheti i shtetit mbahet nga të ardhurat tatimore. Nëse diskutojmë për nivele taksimi jo adekuate. Sipërmarrja ka patur probleme shumë të mëdha në momentin e vënies së taksës së sheshtë në nivel shumë të ulët. Sipërmarrësit e dinë shumë mirë me taksat e fshehura. Ne ulim nivelin e takës por krijojmë rritje të rentës, taksë karboni e të tjerë i cili është më vrastari se sa niveli i taksës (taksa indirekte)”, tha Shkodra.

Top Channel


Source link
Leave your comment
Comment
Name
Email