Sa do e prisni Bashën? Mediu: Sa më shpejt aq më mirë. Nëse s’ka marrëveshje, atëherë PR….


Kreu i PR Fatmir Mediu , foli në Open për faktin se partia e tij ende nuk ka një marrëveshje me PD, ndërkohë që zgjedhjet e 25 prillit janë gjithnjë e më afër.

Çështja është tha ai “se  si vota e PR të kthehet efektive për koalicionin”, por shtoi ai “mos më thuaj të jap atë që kam”.

Deri kur do e prisni Bashën? Në të kundërt do bashkoheni me të tjerë?

Sa më shpejt aq më mirë. PR ka një marrëdhënie me PD, ato që ju supozoni shpresoj të na bashkohen. Ose do bëjmë marrëveshje me PD ose do vazhdojmë vetëm. Por asnjë votë e jona s’do shkojë për Ramën.

“Nëse do të kenë mend për pazare, nuk jam fare optimist, po nëse duan të mundin qeverinë e Ramës atëherë besoj se do kemi një marrëveshje,” tha Mediu.

Top Channel


Source link
Leave your comment
Comment
Name
Email