“Rimbursoni humbjen nga renta”/ Bashkisë Bulqizë i pakësohet buxheti nga heqja e taksës së kromit


Pak ditë më parë kreu i shtetit Ilir Meta ktheu ligjin për taksat kombëtare që parashikonte e zerimin e rentës minerare deri në vitin 2023 për mineralet metalore që përpunohen në vend dhe eksportohen.

Në argumentet e tij, presidenti nënvizonte se ngrirja e kësaj takse do të sillte një efekt negativ në buxhet, veçanërisht në bashkitë që vjelin këtë taksë.

I këtij mendimi është edhe kreu i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, sipas të cilit ky përjashtim do të cenonte të ardhurat e kësaj njësie, ku janë përqendruar edhe pjesa më e madhe e kompanive që operojnë në këtë sektor, por ai shikon edhe njw tjetër ane te këtij vendimi.

“Nëse realizohet heqja e rentës minerare, ndikimi real në taksat vendore do të jetë i ndjeshëm që përkthehet në më pak të ardhura e rrjedhimisht në më pak investime. Por, duhet të kuptojmë se jemi në një situatë jo të zakonshme, ku jemi të detyruar të bëjmë zgjedhje mes investimeve dhe ruajtjes së vendeve të punës.” Lefter Alla, kryetar i Bashkisë Bulqizë

Sipas kryebashkiakut nisma që përjashton nga renta minerare mineralet metalore duhet të përfshijë edhe prodhuesit e tyre, për t’i ardhur në ndihmë të gjithë sektorit.

“Të shikohet mundësia që ardhurat e munguara nga renta minerare të rimbursohen nga ana e saj për çdo vit që zbatohet ky ligj.” Lefter Alla, kryetar i Bashksië Bulqizë

Referuar draftit të Financave, ky ligj pritet të ketë një efekt prej 500 milionë lekë në buxhetin e shtetit. Sipas ligjit që është ende në fuqi, 5% të ardhurave nga renta minerare shkon për bashkitë ku zhvillohet veprimtaria.

Top Channel


Source link
Leave your comment
Comment
Name
Email