Regjistër kombëtar për pedofilët/ Ekspertët: Urgjencë pas rastit të fundit në Ksamil


Rasti i burrit 40 vjeçar nga Ksamili, që prej 3 vjetësh kryente marrëdhënie seksuale me vajzën 13 vjeçare të bashkëshortes së tij, ka sjellë në vëmendje të publikut nevojën urgjente për një regjistër kombëtar të pedofilëve. Nisma është drejt finalizimit, pra drejt kthimit në ligj.

Iris Luarasi: Kemi mbledhur 22 mijë firma qytetarësh, kanë kaluar për verifikim në KQZ dhe më pas drafti kalon në parlament për miratim.

Rasti i Ksamilit, p.sh., burri pasi do dënohet për krimin që ka bërë, të dhënat do të transferohen kudo, që ai të shpërngulet, në Tiranë, Vlorë, kudo. Kështu që polici i rajonit përkatës do të bëjë mbikëqyrjen e tij.

Ligji detyron pedofilin të deklarojë brenda 1 ose 2 javëve adresën e re.

Në vend janë rreth 98 pedofilë të dënuar. Por të lirë dhe të pa dënuar janë shumë më shumë.

Në Amerikë regjistri i personave që kanë kryer krime seksuale, përfshirë pedofilinë, është publik. Madje arrin deri aty që në zonë ku ka pedofil apo të dënuar për krime seksuale, çmimi i banesave ndikohet nga ky fakt.

Në Europë të dhënat janë publike, vetëm ndërmjet institucioneve, që do të thotë, policia, prokuroria, gjykata, institucionet arsimore. Një person i tillë nuk lejohet të punojë mësues, pastrues apo të banojë afër shkollës.

Top Channel


Source link
Leave your comment
Comment
Name
Email