Rama: Nga 2013 u regjistruan 225 mijë punëtorë më shumë! Denaj: 2019, rekord rimbursimi të TVSH në 10 vitet e fundit


Kryeministri Edi Rama ka deklarua se nga viti 2013 e deri në vitin 2019 në regjistrin e punës janë shtuar mbi 225 mijë punonjës.

Sipas Ramës premtimi i tij për 300 mijë vende pune është mbajtur dhe po punohet të përmbushet, pasi sipas tij sot në regjistrin e punës ka 698 235 punonjës të regjistruar, ndryshe nga sa ishte në vitin 2013 ku të regjistruar ishin 473 mijë.

Më tej Rama ka shtuar se sot qeveria ka kursyer çerek milion orë për marrëdhëniet biznes – shtet në aspektin e radhës dhe marrjes së përgjigjeve. Sipas tij një pjesë e madhe janë kaluar online dhe kështu është bërë kudo. Ai ka theksuar se kjo është punë në mes dhe ka hedhur të gjitha piketat.

Rama ka shtuar se për sa i përket rindërtimit për të krijuar një mjedis komod me të gjitha kushtet janë në rrugën e duhur dhe sipas tij brenda 4 vjeçarit të ardhshëm do të jetë gjithçka online për sa i përket biznesit.

Rama ka shtuar se nuk ka forcë tjetër politike që e bën punën dhe që ta dërgojë deri në fund rindërtimin dhe projektet e nisura.

Denaj: Ne nisim nga të ardhura shumë të ulëta. Ne nisëm nga një sistem që nuk kishte karabina dhe në 2019 se është një vit i rëndësishëm rritëm 27.33% produktin e brendshëm Bruto. Duhet ndërtuar. Është shoqëruar me politika fiskale dhe ndikuan tek bizneset. Tek bizneset përtej rritjes së Tatimit të fitimit. Kemi pasur një rritje me 142% në krahasim me vitin 2013. Ka nisur prej vitit 2014 dhe ka dhënë rezultate. Numri mesat 2014-2019 ka pasur 47% rritje të bizneseve të reja të regjistruara. Tatimi progresim kishte barrë fiskale të reduktuar. Gati 225 mijë vende pune shtesë. Viti 2019 ka rekord te  i rimbursimit te TVSH ne 10 vitet e fundit.

Ibrahimaj: Synojmë të shkojmë drejt një administrate tatimore inteligjente. Shërbimet online thjeshtëzuan procedurat për të gjithë.Në 2021 fillon fiskalizimi, ku tatimpaguesi do deklarojë në kohë reale faturat. TVSH është rritur me 47% për periudhën 2013-2019. Të gjitha të dhënat për tregun e punës kanë ardhur në përmirësim. Numri i ndërmarrjeve është në rritje,krahasuar me vitin 2013. Do  të shkojmë për kontrolle vetëm te  tatimpaguesit  që nuk kanë vetëpërmbushje

Rama: Nëse sot kantieret e rindërtimit, duke imagjinuar Laçin apo Thumanën apo kantierat e tjera, janë pasqyrë e një situate ku është vendosur e gjithë infrastruktura nëntokësore dhe janë ngritur karabinatë e themelet. Por nuk është ende situatë e banueshme në sensin e funksionaliteti. Po vazhdon puna për të gjitha sistemet dhe të kthehen në vendbanim. Kjo është situata, dhe krahasuar me të djeshmen është situatë e ndryshme dhe shihet e nesërmja. Kemi premtuar 300 mijë vende pune dhe duke ju referuar shifrave të regjistrit të punës. Sot, hapeni dhe shikojeni. Në regjistër në vitin 2013 kishte 473 506 vetë ndërsa në fundit të  698 235 punonjës të regjistruar. Pra janë 225 mijë shqiptarë më shumë që paguhen dhe paguajnë. Është nata me ditën ndryshimi. Ne mandatin e trete nuk ka ulje dhe rritje për biznesin e vogël. Dhe do garantojmë për biznesin e madh frymëmarrje ne raport me administratën. Marrëdhënie online e gjitha.

Top Channel


Source link
Leave your comment
Comment
Name
Email