Rama bën bilancin e përmbytjeve: Skavica, zgjidhja finale për kaskadën e Drinit


Pak ditë pas përmbytjeve që shkaktuan reshjet e javës së kaluar, kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga dy ministrat Niko Peleshi dhe Milva Ekonomi ka bërë bilancin e pasojave dhe dëmeve.

Sipas kreut te qeverisë, është një situatë komplekse, por  ishte një sfidë që u kalua me sukses, dhe pasojat ishin më të pakta, për shkak të investimeve të kryera në disa nga zonat më problematike.  Rama nënvizoi se Skavica do të zgjidhë një herë e mirë problemet e përmbytjeve që vijnë nga shkarkimet e kaskadës së Drinit

Kemi qenë të shqetësuar duke ndjekur parashikimet e motit, të Igjeum. Ministria e Bujqësisë sigurisht ka rolin e vetë, dhe prandaj ministrja është këtu me mua. Situata ka qenë kritike nga Shkodra në Vjosë dhe përballimi ka qenë për të marrë frymë të lehtësuar si dhe për të nxjerrë mësime për të parë se ç’mund të bëjmë më mirë. Është e pakrahasueshme situata e përmbytjeve në të të shkuarën dhe sot, nuk krahasohen shifrat dhe faktet dhe kjo lidhet me punën tonë, se çfarë vjen nga lart nuk e kemi në dorë por se sa arrijmë ne poshtë ta lehtësojmë e kemi në dorë. Çështja e kaskadës së Drinit lidhet me mungesën e Skavicës që do jetë realitet mandatin tjetër, do mbyllë frikën nga shkarkimi i hidrocentraleve.Por deri atëherë sfidën e menaxhimit e vazhdojmë”- tha Rama.

Kryeministri Rama duke iu referuar dhënave të 11 viteve më parë, kur edhe ndodhën përmbytjet katastrofike në disa zona të vendit, tha se këtë vit edhe pse reshjet ishin në sasi më të mëdha, por pasojat shumë më të vogla.

Shifrat nuk i tregojnë të gjitha, sepse nuk është thjeshtë që ne kemi shumëfishuar investimet por se ku kanë shkuar ato, është investuar në mënyrë strategjike dhe jo taktike politike si në të shkuarën , merri lekët e përdori për fushatë dhe qëllime elektorale. Nga ana tjetër se ku kanë shkuar investimet në pikëpamjen e strategjisë, por edhe cilësia, në të shkuarën, nuk kemi gjetur asnjë kanal kullues të zhbllokuar, asnjë, prandaj ndodhnin përmbytje dhe kur kishte pak reshje, që nxorën mijëra veta nga shtëpia , kalbej dynjaja. Sot krahasuar me 7 vite më parë vendi ka më shumë se sa dyfishin e tokës që punohet. Kur morëm detyrën ishin 120 mijë ha që punoheshin , sot jemi te 270 mijë ha. Ja impakti i investimeve , tregues i faktit që Shqipëria e punon tokën sot, ka rekord eksportesh, vendi ka një ndryshim esencial në deficitin e vetë tregtar. 7 Vite më parë importonim 7 me 1 në bujqësi, ushqimore, sot jemi 3 me 1. Pse sot importojmë më pak? sepse më shumë se gjysma e atyre që importoheshin janë zëvendësuar me prodhimin brenda”, tha Rama.

“Krahasimi me 2010 bëhet sepse kemi pasur një sasi reshjesh që u konsiderua apokaliptik, jo thjesht krahasime qeveri me qeveri. E mbani mend u bë hataja e zezë, në Shkodër u evakuan me mijëra, taksi me varka, dhe kjo nuk është metaforë. Krahasimet vlejnë se vërtet mund të ketë një moment që futet nën ujë një bulevard, si në Vlorë, dhe aty përveç faktit që do bëhen dhe 3 ndërhyrje, kini parasysh efektin e lavamanit, jepni presionin maksimal dhe ai do bllokohet por jo se lavamani është i bllokua, dhe kjo punë njësoj. Ne e dimë që do ketë momente të vështira. Ky ujë që qëndronte me javë në Shkodër asokohe ishte paaftësia e robit. Jemi në një situatë komplekse. Ka akoma më shumë për të bërë”, theksoi kryeministri.

Top Channel


Source link
Leave your comment
Comment
Name
Email