Raketa turke kundërajrore kalon me sukses testet. Godet me precizion te larte

Raketa turke kundërajrore kalon me sukses testet. Godet me precizion te larte

Raketa e parë vendore e mbrojtjes ajrore e Turqisë e tipit “HISAR A+”, që është zhvilluar nga ana e kompanive turke të industrisë së mbrojtjes ASELSAN dhe ROKETSAN kaloi testin e fundit të prodhimit përpara hyrjes në inventar.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se ka përfunduar testi i fundit i prodhimit përpara hyrjes në inventar i raketës së parë vendore dhe kombëtare të mbrojtjes ajrore të Turqisë e tipit “HISAR A+”, që është zhvilluar nga ana e kompanive turke të industrisë së mbrojtjes ASELSAN dhe ROKETSAN në koordinim me Kryesinë e Industrisë së Mbrojtjes.

Në postimin me video të bërë nga Kryesia e Industrisë së Mbrojtjes në “Twitter”, në gjuajtjen e bërë duke përdorur testatën luftarake të prodhuar nga TUBITAK SAGE, u godit me sukses me në një trajektore të largët avioni me shpejtësi të lartë.

Në videon ku zunë vend pamjet e testimit të “HISAR-A”, shkruhet “Tashmë HISAR A+ është gati. Qoftë me fat”.
Marre nga TRT ne gjuhen shqipe