Qeveria miraton pagën minimale 30 mijë lekë, hyn në fuqi nga 1 janari 2021


Ashtu siç edhe Kryeministri i vendit, Edi Rama, njoftoi më herët se, një ndër sfidat në ekonominë e vendit ishte vendosja e pagës minimale 30 000 lekë, për të cilën tashmë është marrë një vendim.

Qeveria me anë të një VKM ka vendosur rritjen e pagës minimale. Nga 1 janari paga minimale do të jetë 30 000 lekë, nga 26000 lekë që është tani.

Kështu, paga bazë minimale mujore, për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 30 000 (tridhjetë mijë) lekë, thuhet në vendimin e marrë nga qeveria.

Për të marrë këtë pagë bazë duhet që të kryhen 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2021.

Top Channel


Source link
Leave your comment
Comment
Name
Email