Pse dështoi makina më e lirë në botë, 1500 euro e re

Pse dështoi makina më e lirë në botë, 1500 euro e re

[ad_1]

Me 1500 euro mund të blihet një motoçikletë, ka madje dhe biçikleta të shtrenjta që kushtojnë aq. Por ka edhe makina, dhe madje me katër vende.

Tata Nano është makina më e lirë në botë. E ofruar për masat në Indi, sigurisht që ofron më pak kushte të rehatshme.

Por gjatë nëntë muajve të vitit 2019, kompania ka shitur vetëm një makinë të vetme në shkurt, dhe asnjë tjetër deri tani.

Tata nuk e ka shpallur ende ndërprerjen e produktit, por duket qartë që këtij modeli i ka ardhur fundi.

Tata ndërkohë ofron një sërë makinash të tjera dhe ka një përqindje të madhe të tregut indian.

Aj.P