Protesta në ditën e tretë/ Policia nuk lejon grumbullimet para institucioneve


Protestuesit u mblodhën në ditën e tretë të protestës për vrasjen e Klodian Rashës, 25-vjeç. Fillimisht ata u grumbulluan përpara Kryeministrisë, ku menjëherë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë përdorën gaz lotësjellës për t’i shpërndarë.

Teksa grupi i të rinjve u shpërndanë në rrugicat që lidhen me Bulevardin, kryesisht në zonë e ish-bllokut për tu zhvendosur më tej edhe në disa lagje të tjera të Tiranës. Duket se mesazhi i Ambasadës Amerikane për të ndalur dhunën ndikoi dhe nuk pati reagime si në dy ditët e para të protestës.

Sidoqoftë policia përmes automjeteve ujëhedhëse dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë patrulloi në Tiranë në rrugët kryesore në kërkim të grupeve të të rinjve që sërish nuk qëndruan në të njëjtin vend.

Top Channel


Source link
Leave your comment
Comment
Name
Email