Piktori i liqenit/ Vështirësitë fizike prej 15 vitesh nuk e pengojnë të pikturojë


Peizazhi i liqenit të trazuar te Ohrit ne mbyllje të 2020 e gjen buze bregut Qemalin i cili zgjodhi qe vitin e vështire ta mbylle me optimizëm dhe pozitivitet.

Ne pikturat e tij ngjyrat e ndezura sjellin kontraste te forta të natyrës dhe pamje plot jete. Prej 35 vitesh ai pikturon dhe Pavarësisht veshtiresive dhe problemeve shëndetësore ai nuk është ndalur. Piktori i mijëra punimeve frymëzohet nga qyteti liqenor por edhe natyra ndërsa prej 15 vitesh përballet me probleme shëndetësore qe i kane prekur shikimin e gjymtyrët por pavarësisht kësaj ai ka arritur te kapërceje çdo sfide.

Pandemia nuk e frymëzoi piktorin, i cili edhe një punim qe e nisi e la te papërfunduar sepse ai ka mësuar te shohë me sy pozitiv çdo gjë qe ndodh rreth tij.

Fundjavave piktori ekspozon punimet e tij ne hyrje te Tushemishtit. Peizazhet e liqenit, natyra e Korçës e qyteteve te tjera shqiptare apo edhe portretet renditen njëra pas tjetrës sapo hyn ne fshat ne pritje te atyre qe do ti blejnë ato.

Top Channel


Source link
Leave your comment
Comment
Name
Email