Përmbytje në Shijak/ Uji vërshon nëpër shtëpi, shumë toka janë nën ujë


Sapo nis shiu, banorët e lagjes Erzeni në qytetin e Shijakut shqetësohen se cili do të jetë fati i tyre pasi banesat ju përmbyten nga prurjet e lumit Erzen.

“Bobo sa fillon shiu na zë frika.

Duam dhe ne të jetojmë si njerëz. Çdo vit ky fenomen”.

Uji nuk vërshon vetëm në oborre por edhe brenda banesave e siç mund ta shikoni dhomat janë nën pushtetin e ujit.

“Nuk kam fjetur natën nga meraku. Sidomos tani që jam vetëm pa bashkëshortin jam shumë e frikësuar se nuk pushojnë reshjet edhe përmbytjet”.

Kryetari i bashkisë Shijak, Elton Arbana u shpreh për Top Channel se është krijuar shtabi i emergjencave për ndërhyrje që të  kenë situatën në kontroll, edhe pse sipas banorëve nuk kanë pasur asnjë mbështetje .

Top Channel


Source link
Leave your comment
Comment
Name
Email