Pastronin paratë e drogës me fajde/ Makina luksoze e biznese, sekuestrohen 5 mln euro pasuri e vëllezërve binjakë nga Mirdita


Ashtu siç Top Channel raportoi të dielën ekskluzivisht mbi dyshimin se paratë e krimit po jepen me fajde, vjen sekuestrimi i mbi 5 milionë euro pasuri të dy vëllezërve binjakë nga Mirdita me mbiemrin Marku. Ata pastronin paratë e drogës në Itali duke i lëshuar me fajde në Shqipëri.

Kjo është dosja e dytë nga Prokuroria e Tiranës që heton dhënien e parave me fajde raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha. Dy vëllezërve u janë sekuestruar gjithsej 18 makina luksoze, apartamente, troje, lokale dhe biznese të tjera.

Njëri prej tyre, Sokol Marku ka qenë i dënuar në vitin 2013 me 5 vite burg për veprën Penale “Prodhim dhe shitje te narkotikeve” dhe në vitin 2016 me një muaj burg për “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”.

Top Channel


Source link
Leave your comment
Comment
Name
Email