Pandemia nuk preku bujqësinë/ Në 2020 vijoi me rritje eksporti i prodhimeve shqiptare


Bujqësia ka dhënë shembull pozitiv në rritjen e eksporteve të vendit përgjatë viti 2020. Tkurrja e  ekonomisë për shkak të pandemisë Covid 19 shkaktoi rënie të eksporteve, por pa afektuar bujqësinë.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT  Gjatë 2020 eksportet e mallrave arritën vlerën 272 mld lekëve, duke u ulur me 9,0 %, krahasuar me një vit më parë.  Ndryshe nga grupimet e tjera bujqësia u rrit me +1,2 pikë përqindje. Kryesisht janë produktet që prodhohen në serave ato që kërkohen nga  vendet e bashkimit europian.  Përgjatë vitit 2020 vetëm grupi i zarzavateve të eksportuara kap vlerën 8.7 miliard lekëve.

Shqipëria ka një traditë të fortë në prodhimin e eksportimin e bimëve medicinal aromatike. Më shumë se 95% e këtyre bimëve eksportohen në shtete të ndryshme të botës. 11.8 % e eksporteve totale të bujqësisë sigurohen nga bimët medicinale si livando, sherebela dhe boronica.  Nga ana tjetër në vendin tonë kanë  hyrë më pak ushqime të huaja. Në uljen vjetore të importeve grupi I ushqimeve, pijeve, dhe duhani ka rënë me – 0,8 pikë përqind.

Top Channel


Source link
Leave your comment
Comment
Name
Email