Pandemia ndikoi tek autikët/ Përkeqësoi gjendjen për shkak të izolimit

Pandemia ndikoi tek autikët/ Përkeqësoi gjendjen për shkak të izolimit

[ad_1]

2 prilli është caktuar si dita ndërkombëtare e autizmit, e ndonëse në vendin tonë ka kujdes shëndetësor me terapi për moshat e vogla nuk ofrohet asgjë për ata në moshë të adoleshencës, prindërit e të cilëve kërkojnë nga të gjithë për të kthyer sytë.

Incidenca vjetore e publikuar nga CDC është se 1 në çdo 54 fëmijë diagnostikohet me çrregullime të spektrit autik dhe kur kapet në moshë të vogël me terapi gjendja e tyre përmirësohet. Por, Blerina duket se edhe ka investuar shumë kërkon mbështetje nga të gjithë.

Pas një viti pandemie gjendja e fëmijëve me çrregullime të spektrit autik është vështirësuar më shumë. Efektet psikologjike të shkaktuara nga Covid 19 tek ata ka ndikuar shumëfish.

Mendohet se rreth 1/3 apo ¼ e rasteve me këtë çrregullim mund të ketë pësuar regres, kryesisht në grupmoshën 1-3 vjeç. Por, më shqetësuese bëhet situata kur këta fëmijë rriten dhe asgjë nuk ofrohet për ta.

Në disa rajone kanë konsideruar prioritet vaksinimin e adulteve në spektër, por duke qenë se komuniteti i personave me këtë çrregullim është me sensivitet e problematikë ndaj vaksinimeve, ata i kanë lënë evasive.

Top Channel


[ad_2]
Source link