Njoftim i rëndësishëm për banorët e Sarandës, Borshit, Himarës, Dhërmiut, Vunoit e Palasës

Njoftim i rëndësishëm për banorët e Sarandës, Borshit, Himarës, Dhërmiut, Vunoit e Palasës


Në 30 shtator në jug të vendit, në zonën e bregdetit do të fiken transmetuesit analogë të Top Channel për të kaluar vetëm në transmetimet digjitale.

Për këtë arsyet duhet të bëhet kërkim nga e para në aparatet televizivë për të kapur sinjalin televiziv të Top Channel. Bëhet fjalë për pikat transmetuese të Miles, Borshit, Himarës dhe Llorogarë të cilat mbulojnë edhe qytetin e Sarandës, dhe zonat e bregut nga Ksamili, zonën e fshatit Borsh, zonën e Himarës dhe gjithë bregun përreth, zonën e Llogorasë, bregun e Dhërmiut, Palasës dhe fshatin Vuno. Për të rimarrë sinjalin e ri digjital ju duhet të bëni kërkim të kanaleve dhe rregjistrim nga e para.

Top Channel