“Në kohë tërmeti, me dy vila”/ Video e Ramës për Bashën, me deklaratën e Topallit


Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetin Instagram një video, ku shfaqet kreu opozitës Lulzim Basha duke shprehur shqetësimin për korruptimin e politikës.

Këtij shqetësimi të Bashës, Rama i jep përgjigje jo vetë por përmes një deklarimi të Jozefina Topallit.

Fushata elektorale për zgjedhjet e 25 Prillit duket se do të jetë e kushtëzuar nga Covid 19 e në të tilla kushte, video të tilla do të jenë të shpeshta duke i përqendruar më së shumti mesazhet politike në rrjetet sociale, në të cilat kryesocialisti ka një dominancë në raport me udhëheqësit e tjerë të politikës shqiptare.

 

Top Channel


Source link
Leave your comment
Comment
Name
Email