Meta për rrugën e Selenicës/ Fajëson qeverinë për heqjen dorë nga ndërtimi


Presidenti Ilir Meta në një konferencë për shtyp në Vlorë foli për debatin e fundit lidhur me anulimin e projektit Peshkëpi-Selenicë si dhe ‘bllokimin’ e Vlorë-Orikum.

Meta tha se ka takuar shumë qytetarë të cilët kanë shprehur shqetësimet për anulimin e investimit në aksin e Selenicës.

Kreu i shtetit tha se nuk ka asgjë kundër ndërtimit të dy rrugëve, por ai thotë se për lotin 4 të rrugës së lumit të Vlorës qeveria dhe parlamenti u angazhuan që ta ndërtonin me paratë e buxhetit, por në buxhetin e vitit 2021 s’ka asnjë qindarkë për të.

Kemi vënë re, prandaj ishim sot në Vlorë, për tu takuar me përfaqësues të komunitetit të Selenicës dhe Radhimës. Kemi vënë re disa çështje.
Lidhur me pretendimin që kanë banorët e Selenicës, për anulimin e investimit të aksit Selenicë, është më se i drejtë.

Me përmbushjen e detyrimeve të qeverisë kemi një heqje të fondeve në mënyrë jo të ndershme dhe jo transparente. Janë hequr me propozim të qeverisë shqiptare. Vullnet Sina ka ngritur pretendim se pse nuk kam reaguar unë. Presidenti ka studiuar relacionin e kuvendit dhe ishte i qartë angazhimi i qeverisë kur tha se këto fonde hiqeshin, se do të shkonin për projekt tjetër dhe këto fonde do vinin nga buxheti i shtetit. Ne atëherë nuk kemi pasur arsye të dyshojmë.

E kemi parë buxhetin dhe nuk ka asgjë për projektin e Selenicës. Ka qenë premtim i qeverisë. Me bitumin e Selenicës janë bërë rrugët e gjithë Europës.

Lidhur me projektin për ndërtimet në rrugën Vlorë-Orikum. Që nga momenti që kemi dëgjuar për akuza se presidenca pranon një vendim të tillë, kemi shqyrtuar më shumë.

Është e qartë që qeveria ka shkelur kushtetutën dhe ka kërkuar që presidenti të noterizojë këto shkelje, për të nënshkruar këto marrëveshje.

Kryeministri ka thënë që negociatat kanë përfunduar dhe i takon presidentit. Nuk është e drejtë e presidentit kjo, i takon qeverisë.
Presidenti është i detyruar të respektojë kushtetutën.

Kryeministri duhet të respektojë kushtetutën. Është e nevojshme respektimi i procedurës si e kërkon legjislacioni

Kemi marrë një kërkesë këtu nga Vlora me pretendimin për shkeljen e të drejtave të tyre të pronës, patëm një takim ku ata shprehën shqetësimet të cilat do t’i shohim në thellësi , sipas tyre bëhet fjalë për një projekt sipas tyre që shkel të drejtat kushtetuese, pasi ka pasoja , nuk ka pasur një dialog nga autoritetet për të treguar projektin, si dhe pretendimet për devijacione klienteliste, probleme me IKMT , gjobitje të paligjshme, mos regjistrimin e pronave prej 15 vitesh.
Unë si president insistoj për respektimin e të drejtave kushtetuese, sepse ju e dini që jemi ngarkuar me borxhe për shkak të gjyqeve që humbasim si shtet me investitorë të huaj por dhe shqiptarë. Nuk ka asnjë arsye që shqiptarët të paguajnë për këto, nga qeverisja e dhunshme“, tha meta.

Top Channel


Source link
Leave your comment
Comment
Name
Email