“Meta është në hall, kërkon komerdare”/ Presidenti i përgjigjet Ramës: S’më bën derman mua, kryeministri….


Presidenti Ilir Meta e cilësoi veten me fat që nuk ndodhej në Vlorë gjatë përmbytjes së madhe, ndërsa me ironi shtoi se kryeministri shkoi në aty pasi doli dielli.

“Jam me fat që nuk isha në Vlorë në kohën që ndodhi përmbytja e madhe se as komardarja s’do më bënte derman mua dhe faleminderit Zotit që keni shpëtuar të gjithë ju. Për sa i takon kryeministrit ai sigurisht që do të vinte në Vlorë pasi të dilte dielli”, tha Mmeta.

Tre ditë më parë Edi Rama do të deklaronte: “Sa i përket presidentit Meta, presidenti Meta është në hall, s’kam asgjë për t’i thënë, është në kërkim të një komerdareje e kudo ku shef ujë shkon për të gjetur komerdaren, kështu që nuk e ndihmoj dot, unë atij”.

Top Channel


Source link
Leave your comment
Comment
Name
Email