Më lehtë për të gjithë/ Me aplikacionin “Over the Top” ndiqni gjithë programet e Top Channel

Më lehtë për të gjithë/ Me aplikacionin “Over the Top” ndiqni gjithë programet e Top Channel


Të jesh elitar, kjo është ajo çfarë e karakterizon shërbimin mediatik OTT, një shërbim ky streaming, i një tjetër niveli, i cili ofrohet drejpërdrejt për shikuesit përmes internetit.

OTT anashkalon platformat televizive kabllore, transmetuese dhe satelitore apo ndërmarrjet që tradicionalisht veprojnë si kontrolluese ose shpërndarëse. Shërbimet OTT zakonisht arrihen përmes uebfaqeve në kompjuterë personalë, si dhe përmes aplikacioneve në pajisje të lëvizshme të tilla si smartphone-t dhe tabletët ose televizione me platforma të integruara Smart TV.

Over-the-top (OTT) [shqipëruar: të qënët në majë, përtej kufijve] përfshin gjithashtu një valë shërbimesh televizive, që ofrojnë akses, të ngjashme me një satelit tradicional ose një televizion kabllor, por që transmetohen në internet dhe jo në një rrjet të mbyllur, privat, që kërkon një pajisje specifike. Kjo teknologji është vënë në funksion nga shumë televizione të mëdha në botë ndërsa NETFLIX është më e njohura në botë.

Top Channel prezantoi më 16 tetor, në ditëlindjen e themeluesit të Top Media-s, platformën e tij OTT. Ndjekësit e Top Channel në botë kanë mundësi të ndjekin direkt transmetimin, por edhe programet e tij duke shkarkuar aplikacionin Top Channel TV që ndodhet si në Apple Store ashtu edhe për Play Store për pajisjet Android. Ju mund ta shkarkoni në televizionet smart, telefonët, tabletët dhe komputerët. Pasi e instaloni, vendosini një numër telefoni dhe një kod. Pas kësaj keni mundësi të ndiqni Top Channel, pa antene, pa kabull direkt. Shikim të këndshëm!

Top Channel