Marrëdhëniet Greqi-Turqi/ “Bild”: Rama, njeriu që ndërton ura (komunikimi)


Në një shkrim të gazetës gjermane “Bild” thuhet se vetë kancelaria Angela Merkel ka inkurajuar kryeministrin Edi Rama, që të mbledhë krerët e Greqisë dhe Turqisë në një tryeze.

“Ndërtuesi i urës” midis dy vendeve për t’u futur në bisedime,  kështu e cilëson “Bild” kryeministrin Edi Rama.

Kujtojmë se Greqia dhe Turqia janë në mosmarrëveshje për ishujt në Detin Egje, konflikt që kohët e fundit ishte përshkallëzuar.

Takimi i parë mes dy vendeve pritet të mbahet më 25 janar, në Stamboll.

Ndërkohë që vizita e Ramës në Turqi dhe pastaj në Athinë u komentua gjerësisht në media, që u tha se mund të finalizohej ndoshta me një takim në Tiranë të palëve. Vetë Ministri turk Cavusoglu tha se do shkonte në Tiranë dhe shpresonte që ftesën ta pranojë edhe ministri grek Dendias.

Greqia dhe Turqia kanë zhvilluar rreth 60 raunde bisedimesh, deri në 2016, kur ato u ndërprenë. Tensionet u ndezën vitin e shkuar kur Ankaraja nisi një anije eksploruese në ujërat që pretendohen edhe nga Greqia, pavarësisht se tani anija është kthyer në portet turke.

Duke folur përkrah homologut të tij turko-qipriot, Tahsin Erugruloglu, në Ankara, Cavusoglu tha se Greqia kishte lënë të kuptohej më herët se do të rikthehej në bisedime më 11 janar, por nuk ishte ndërmarrë asnjë hap në këtë drejtim.

Top Channel


Source link
Leave your comment
Comment
Name
Email