Largimet nga LSI/ Meta tregon dy bashkëpunëtorët e tij dhe këshillon partitë: Promovoni figura të reja


Presidenti Ilir Meta i pyetur se çfarë mendimi kishte për largimet e fundit nga radhët e LSI drejt PS, shumë prej tyre dikur bashkëpunëtorë të tij, tha se janë çështje që nuk i takojnë atij.

Meta tha se në vend të kësaj, partitë duhet që të promovojnë figura të reja: Janë çështje që s’më takojnë mua, partitë madje të promovojnë figura të reja që japin shpresë.

Ndërkohë që ai vetë tha se bashkëpunëtorët e tij janë pikërisht dy njerëzit që i qëndronin në krahë në konferencë: ja ku janë bashkëpunëtorët e mi Zoti Milo dhe zoti Dervishi.

“Ju thashë partitë të promovojnë figura të reja e të pastra, pa probleme, që duan të punojnë për këtë vend. Se dhe LSI ka patur të tillë, por jemi larguar nga ata”.

Top Channel


Source link
Leave your comment
Comment
Name
Email