Kryemadhi në Elbasan: LSI ka prioritet punësimin e të rinjve, taksa progresive ka goditur të varfërit


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me të rinjtë e Elbasanit.

Një prej çështjeve që u prek në këtë bisedim ishte edhe arsimi i të rinjve dhe të rejave në vendin tonë. Për Kryemadhin ligjin për arsimin e lartë duhet ta shkruajnë universitetet publike po ashtu edhe ato private.

“Ligji i arsimit të lartë, që po ashtu ka problematikat e veta, që jo vetëm duhet të kenë autonomi universitetet, por edhe pavarësi financiare dhe një buxhet për sa i përket kërkimit shkencor, i cili sot është zero. Ky ligj i arsimit të lartë është një problem i madh, për të cilin ne mendojmë se ky ligj duhet shkruar nga universitetet publike në bashkëpunim me ato private, ku universitetet publike të jenë lokomotiva e këtij procesi, sepse në fund të fundit grupet e interesit, ku janë pedagogët dhe studentët, janë ata të cilët në bashkëpunim edhe me Parlamentin i japin gjithë sistemit arsimor një mundësi për ta zhvilluar”, u shpreh Kryemadhi.

Fjala e kryetares së LSI-së:

Ne me profesor Altin Idrizin jemi marrë jashtëzakonisht shumë, madje dhe ju vetë keni qenë kryetar i Grupit të Këshilltarëve të LSI-së në Baskinë e Elbasanit, kemi Sindin, kemi vajza dhe djem të cilët sot janë studentë, dhe edhe pse është ditë e shtunë kanë pranuar që të jemi në një bashkëbisedim për problematikat që ka universiteti, por edhe i gjithë arsimi shqiptar.

Sepse një nga problemet tona që ne ndjekim dhe që ka të bëjë drejtpërdrejt me jetën e përditshme, me standardin është arsimi. Një i ri apo e re e arsimuar sigurisht që kërkon standarde në punësim, kërkon një punë të mirëpaguar dhe aq më tepër kur flasim për një rini të arsimuar, aq më shumë është mundësia për të pasur një shtet, një sistem të zhvilluar. Në të kundërt do të kemi një rrënim të jetës së përditshme.

Mungesa e investimeve në arsim, jo vetëm në sistemin universitar, por edhe në atë të shkollave të mesme apo 9-vjeçare ka sjellë një mosbesim sidomos të familjeve të reja për sistemin arsimor në vend.

Platformat online, ju jeni vetë prezent, ne të paktën në takimet që kemi pasur me studentët e Universitetit të Tiranës kanë qenë jofunksionale, sidomos Fakulteti i Mjekësisë, ku nga mbi 300 studentë që ishin në vitin e parë, nuk arrinin të hynin dot më shumë se 100 studentë në platformë.

Po ashtu edhe ligji i arsimit të lartë, që po ashtu ka problematikat e veta, që jo vetëm duhet të kenë autonomi universitetet, por edhe pavarësi financiare dhe një buxhet për sa i përket kërkimit shkencor, i cili sot është zero. Ky ligj i arsimit të lartë është një problem i madh, për të cilin ne mendojmë se ky ligj duhet shkruar nga universitetet publike në bashkëpunim me ato private, ku universitetet publike të jenë lokomotiva e këtij procesi, sepse në fund të fundit grupet e interesit, ku janë pedagogët dhe studentët, janë ata të cilët në bashkëpunim edhe me Parlamentin i japin gjithë sistemit arsimor një mundësi për ta zhvilluar.

Sepse në fund të ditës të gjithë studentët do të kërkojnë një diplomë që të jetë konkurruese jo vetëm për tregun e punës, por për të konkurruar në rajon, edhe pse jo edhe në botë.

Sipas Kryemadhit, punësimi në Shqipëri “jo vetëm që nuk është rritur”, por te rinjtë marrin “një pagë minimale, me të cilën nuk arrin të paguash dot dritat, ujin e jo më të ushqehesh, të vishesh apo të krijosh familje”.

“Pamundësia tek të rinjtë si vjen? Vjen si rezultat e varfërisë së familjeve të tyre dhe kur prindërit paguajnë taksa të larta ndërkohë që u është premtuar që do të kemi ulje të taksave për familjet e varfra ose të mesme dhe taksa të larta për të pasurit, në fakt ka ndodhur e kundërta.

Taksa progresive, e cila është reklamuar dhe është propaganduar shumë, nuk është kthyer në një taksë progresive për të paguar të pasurit më shumë taksa, por janë të varfrit që paguajnë më shumë. Janë oligarkët, të cilët marrin pjesën më të madhe të buxhetit, marrin 46 për qind të buxhetit të shtetit me koncesione, janë ata që i kanë zero taksat. Pra, kjo lloj kontradikte e ka impaktin drejtpërdrejt në arsim, në shëndetësi, në shërbimet që shteti duhet ti ofrojë qytetarëve”, u shpreh kryetarja e LSI.

Kryemadhi u kërkoi të rinjve të përfshihen në politikë sepse me vullnetin, angazhimin, e përfshirjen e tyre do të ‘detyrojnë këtë klasë politike që të krijojë hapësira dhe të risjellë kulturën politike ndaj qytetarit, ndaj votës”.

Top Channel


Source link
Leave your comment
Comment
Name
Email