Kritika Bashkimit Europian nga Ankaraja? Rama në Open: Nuk i heq asgjë atyre kritikave


Kryeministri Edi Rama është i ftuar në Open në Top Channel në intervistën e parë mediatike për këtë vit.

Sa shanse ka për të fituar mandatin e tretë? Çështje e detit? Vaksina dhe pandemia? Negociator apo lajmës, cili ishte roli i tij në negociatat mes Greqisë dhe Turqisë? Rama do të përgjigjet për këto dhe shumë pyetje të tjera Rama do të jetë përballë gazetares Eni Vasili dhe analistëve: Agron Gjekmarkaj, Robert Rakipllari dhe Shpëtim Nazarko.

Rama nuk u tërhoq nga akuzat që bëri ndaj Bashkimit Europian në vizitën e tij në Ankara.

“Mbase ambasadori Soreca i ka keqkuptuar kritikat e mia ndaj Bashkimit Europian dhe nuk i lëviz asnjë presje atyre kritikave. BE na ka dhënë 70 milionë euro. Faleminderit. Por çfarë do blejmë me ato 70 milionë euro, sepse s’ka vaksina. Ne vaksinat i kemi siguruar sepse kemi një marrëveshje bilaterale me Pfizer”- tha Rama.

Top Channel


Source link
Leave your comment
Comment
Name
Email