Koreja e Jugut në klubin elitë/ Prezanton KF-21, superavionin e saj ushtarak (Foto)

Koreja e Jugut në klubin elitë/ Prezanton KF-21, superavionin e saj ushtarak (Foto)

[ad_1]

Koreja e Jugut ka prezantuar avionin e saj ushtarak supersonik, të bërë në vend, të premten, duke iu bashkuar kështu klubit ekskluziv të gjigandëve të aviacionit ushtarak dhe duke hapur udhën për programin 5.2 miliardë dollarësh që shpreson se do ta bëjë një eksportuese kryesore dhe do të krijojë shumë vende pune.

Pasi të jetë operacional, avioni KF 21, pritet të armatoset me raketa ajër-ajër dhe ajër-tokë dhe ndoshta edhe me raketa kruiz që mund të lëshohen nga ajri.
Avionët ushtarakë me dy motorë, do të jenë me një vend dhe me dy vende, në varësi të misioneve për të cilët do të ngarkohen.

Një erë e re e mbrojtjes së pavarur ka nisur dhe është një rekord historik ky në zhvillimin e industrisë së aviacionit koreano jugor”, tha presidenti Moon Jae in në prezantimin e KF-21, ose siç njihet ndryshe, Boramae apo skifter i ri i trajnuar për të gjuajtur…

Moon tha se pas testimeve do të nisë prodhimi masiv me qëllim që 40 avionë të tillë të dislokohen deri në 2028-ën dhe 120 deri në 2032.