Joe Biden president/ Bojaxhi në Open:Trump i dëmshëm, gënjeshtar patologjik


Inagurimi i Joe Biden si presidenti i 46 i SHBA-së është tema e ditës në të gjithë botën.

Nënshtetasi amerikan Gjergj Bojaxhi i ftuar mbrëmjen e sotme në “Open” tha se presidenca e Donald Trump ishte e dëmshme për popullin amerikan. Ai theksoi që sado i dëmshëm që ka qenë, kishte edhe anën e vet pozitive, pasi ishte një katalizator që nxiti aktivizmin pas shumë vitesh në SHBA.

“Në një dimension do të rikthehet në realitet nga ana tjetër do të ketë trazira. Amerika ka qenë një vend i përçarë si asnjëherë më parë. Numri i votimeve tregoi se sa e karikuar  ishte popullsia amerikane. Me breza të tëra amerikanësh kishin harruar aktivizmin, Trump ishte një lloj katalizatori. Ishte një presidencë e dëmshme, është gënjeshtar patologjik edhe kur nuk ka përfitim politik. Janë mbi 21 mijë raste që ka gënjyer”, tha ai.

Top Channel


Source link
Leave your comment
Comment
Name
Email