Investimet në bujqësi/ Janë 256 kontrata, me vlerën e grantit 43.2 milionë euro


Pavarësisht vështirësive ekonomike që ka sjellë pandemia, sektori i bujqësisë vijon të ketë interes të lartë për investime.

AZHBR ka çelur thirrjen e tretë të programit IPARD, nëpërmjet të cilit do të mbështeten fermerët dhe sipërmarrësit në dy masa: masën 1, për sektorin e vreshtarisë, fruta-perimet, mishi dhe qumështi, dhe masën 3 për  investime në agro-përpunim, vetëm për sektorin e fruta perimeve me një buxhet prej afro 30 milion euro.

Investimet e pranueshme për masën E PARE  nisin nga 10 mijë euro e deri në 500 mijë euro, ndërsa për masën 3E TRETE  shuma totale e investimit të pranueshëm shkon në 2 milion euro.

Mbështetja e investimeve në sektorin agro-ushqimor ka përmirësuar ndjeshëm konkurrencën duke sjellë produkte në treg të pajtueshme me standardet e BE-së. Drejtoresha e AZHBR, Frida Krifca tha se deri më tani në Programin IPARD në të dyja thirrjet e mëparshme janë nënshkruar 256 kontrata me një vlerë investimi prej agro 98 milion euro dhe një vlerë Grant prej 43.2 MLN euro, ndërkohë që 75 kontrata të tjera janë në proces.

Thirrja e tretë e programit IPARD do të jetë e hapur deri më 25 Janar. Të gjitha detajet mbi aplikimet dhe kushtet gjenden edhe në faqen zyrtare të azhbr.gov. al.

Znj. Krifca bëri me dije se është duke u punuar paralelisht me programin IPARD III për të cilin është kërkuar një fond prej 166 milionë Euro për IPARD 3 duke akredituar edhe 5 masa të reja për mbështetje.

 

Top Channel


Source link
Leave your comment
Comment
Name
Email