Imazhe nga satelitët/ Rusia shton arsenalin ushtarak në Arktik

Imazhe nga satelitët/ Rusia shton arsenalin ushtarak në Arktik

[ad_1]

Rusia po përqendron një fuqi të paprecedentë ushtarake në Arktik dhe po teston atje armatimet e saj më të reja, në një rajon që së fundmi është çliruar edhe nga akujt për shkak të emergjencës së klimës.

Kështu, Moska po përpiqet të sigurojë bregun e saj verior dhe të hapë një trajektore të rëndësishme lundrimi nga Azia në Evropë.

Ekspertët e armatimeve dhe zyrtarët perëndimorë kanë shprehur shqetësim të veçantë për një super-armë të veçantë të Rusisë, “Torpedon Poseidon 2M39”. Zhvillimi i Torpedos po shkon shpejt me presidentin rus, Vladimir Putin që kërkon update-ime të shpeshta për  fazat kyçe të testimit nga ministri i tij i mbrojtjes, Sergei Shoigu, me teste të mëtejshme të planifikuara këtë vit, sipas raporteve të shumëfishta në median shtetërore.

Torpedoja e telekomanduar ka një reaktor bërthamor dhe projektuesit rusë synojnë të cajë mbrojtjet bregdetare si ato të SHBA.

Torpedoja do të mund të mbajë një testatë prej disa megatonësh, sipas zyrtarëve rusë, duke shkaktuar valë radioaktive që do të mund të bënin kilometra vijë bregdetare të pabanueshme për dekada. Sipas disa ekspertëve amerikanë, Poseidon do të mundej të përmbyste qytetet bregdetare amerikane me tsunami radioaktive. Ekspertët janë në një mendje se arma është shumë reale dhe po konkretizohet.

Zyrtarët norvegjezë të zbulimit, thonë se Poseidon konsiderohet si pjesë e një are të re bërthamore dhe është në fazë testuese. Por, ai është një sistem strategjik dhe ka shënjestra të veçanta. Ka po ashtu sipas tyre ndikim edhe përtej rajonit në të cilin ai po testohet aktualisht.

Imazhe satelitore të siguruara nga CNN ndërkohë, detajojnë një intensifikim të vazhdueshëm të arsenalit ushtarak në bazat ruse në vijën bregdetare në arktik, bashkë me një sistem të nëndheshëm tunelesh për poseidonin dhe armatime të tjera ‘high tech’.

 

Top Channel


[ad_2]
Source link