FMN: Shqipërisë i duhet eurobond i ri/ “500 milionë euro në vitin 2022 për pasojat e pandemisë”


Presioni i madh që po ushtron pandemia në financat publike mund të detyrojë qeverinë që të dalë në tregjet ndërkombëtare për të kërkuar sërish borxh.

Është ky parashikimi që bën Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e fundit, i cili projekton marrjen e një Eurobondi të ri me vlerë 500 milionë euro në vitin 2022 për  të amortizuar pasojat e pandemisë.

Ky projektim mbështetet mbi një skenar optimist sipas institucionit financar, pra që nuk përfshin një zgjatje në kohë të virusit apo një recesion më të thellë.

Por, një përkeqësim i situatës me pandeminë vlerëson FMN do të vështirësonte kushtet për daljen e Shqipërisë në tregjet e huaja, në një kohë kur të gjithë vendet po përballen me një krizë të madhe dhe kërkesa për financime do të rritej ndjeshëm.

Një situatë e tillë krize, shtojnë ekspertët e FMN-së mund të kufizonte edhe marrjen e huasë në tregun e brendshëm.

Shqipëria doli për herë të fundit në tregjet ndërkombëtare në korrik të këtij viti me një eurobond prej 650 milionë euro, ku 450 milionë euro do të shkonin për shlyerjen e borxhit të vjetër, ndërsa pjesa tjetër për të mbuluar nevojat e pandemisë.

Për vitin e ardhshëm, qeveria ka parashikuar një huamarrje prej 63.5 miliardë lekë për të financuar defiçitin buxhetor, ku pjesën më të madhe prej 49.9 mld lekë ka planifikuar ta marrë në tregun e brendshëm, ndërsa pjesa tjetër do të jetë huamarrje e jashtme.

Top Channel


Source link
Leave your comment
Comment
Name
Email