Ekonomia në fokus, Rama konferencë online/ Denaj i përgjigjet Metës për projektbuxhetin 2021: Synimi i uljes së papunësisë është fokusi i këtij buxheti


Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka dalë në një konferencë online me gazetarët. Fokusi është ekonomia. Në krah të tij është ministrja e Ekonomisë, Anila Denaj dhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj.

Ministrja Denaj ka reaguar lidhur me kthimin e projektbuxhetit 2021 nga presidenti Meta, duke argumentuar se pavarësisht një viti të vështirë, ku Shqipëria u godit nga tërmeti dhe nga pandemia, qeveria arriti të mbështesë sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

“Dua t’i jap një përgjigjem presidentit, kur rritja minimale zeron disa zëra të rritjes. Rritjen e pagave të mjekëve e laborantëve. Në këtë vit është mbështetje dhe në krahasim me vende të rajonit nuk ka ndodhur, Megjithatë Rama e ka bërë këtë për të mbështetur këtë sektor edhe për vijën e luftës Covid” tha Denaj.

“Synimi i uljes së papunësisë është fokusi i këtij buxheti. Kjo është një përpjekje që realizohet në shumë krahë. Edhe nëpërmjet skemave. Sektorët prioritar, janë arsimi, infrastruktura, shëndetësia…. Është buxheti më i lartë në investime. Në nuk i ndërpremë shpenzimet. I shkurtuam por nuk i prekëm. Arsimi 20 mld lek më shumë. Shëndetësia arrin në 3.7% të PBB-së. Kemi rritur investimet në Infrastrukturë, e bujqësi. Do jenë likujditet i shtuar në ekonomi. Realizuam një rritje pozitivie.” tha Denaj.

“I rikujtoj Presidentit se synimi i buxhetit 2021 është ulja e papunësisë. Në buxhetin e 2021 mbështetja për mbrojtjen sociale janë rritur nga një vit në tjetrit. Është dhënë bonus për personat me aftësi të kufizuar. Fondi rritet me 3.7 lekë për personat me aftësi të kufizuar për buxhetin 2021. Skema e sigurimeve shoqërore ka ardhur në rritje. Strehimi social shumë i rëndësishëm, janë 3 miliard lekë për familjet që përfitojnë bonusin e qirasë”, tha Denaj.

Kujtojmë se Presidenti Ilir Meta ka kritikuar  buxhetin e vitit 2021, duke thënë se 71% e punonjësve të administratës nuk përfitojnë rritje page në 2021. Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim ligjin “për buxhetin 2021”. Kjo pasi ai mendon se projekt ligji nuk i jep mbështetjen e duhur pandemisë së koronavirusit dhe pasojave të saj.

Top Channel


Source link
Leave your comment
Comment
Name
Email