“E kthyen partinë në një klub”/ Tjetër rrjedhje nga LSI, Gledion Rehovica i bashkohet PS: Më thyen besimin…


Ish deputeti i LSI-së për Beratin Gledion Rehovica ka deklaruar se do të largohet nga LSI për tu bashkuar me Partinë Socialiste. Ky është i disati largim nga LSI dhe që i bashkohet forcës politike që qeveris vendin.

Së fundmi vetë Rhovica ka bërë një reagim për mediat duke dhënë edhe arsyet e largimit të tij nga LSI.  Rehovica thotë se ka ardhur nga sjella politike e LSI që i ka thyer besimin.

“Për mua ka qenë një vendim i vështirë, por i imponuar nga një sjellje politike që ka thyer besimin tim dhe qytetarëve që na kanë votuar dhe jam shumë i keqardhur që kaq shumë njerëz dhe figura të LSI janë larguar dhe po vazhdojnë të largohen nga LSI sepse këtë parti e kemi ngritur me mish e me shpirt. Personalisht jam shumë krenare dhe i lumtur që u kam shërbyer këtyre njerëzve dhe unë kam qenë me ta para se të ekzistonte LSI, isha me ta gjate kohës që i shërbyem LSI si alternativë prej shumë vitesh dhe do të jem me ta edhe tani që LSI ekziston vetëm si një klub në Tiranë që mbush televizorët me sharje”, tha Gledion Rehovica.

Rehovica shprehet se eksperimenti LSI ka mbaruar dhe se vendi ka nevojë për progres dhe të eci para dhe për këtë sipas tij e bën vetëm PS-ja.

“Eksperimenti LSI ka mbaruar, Berati ka nevojë për punë dhe progres, ka nevojë te eci përpara dhe këtë mund ta beje vetëm PS-ja me Edi Rimën Kryeministër! Jo se PS-ja nuk ka te meta e gabime, po është e vetmja parti me vizion”, tha Rahovica.

Kujtojmë se më parë nga radhët e LSI u largua figura qendrore e saj në Qarkun e Beratit, ish ministri i drejtësisë Nasip Naço si dhe Ish-drejtori i portit të Durrësit dhe ish-drejtori i Aviacionit Civil, Aleksandër Lipivani, të cilët kanë vendosur t’i bashkohen PS-së.

Top Channel


Source link
Leave your comment
Comment
Name
Email