Dëbora shpëtoi turizmin/ Sot ka një dyndje drejt Korçës e Pogradecit


Në Korçë temperaturat gjatë natës shkuan disa grade nen zero ndërsa vazhdoi të bjere borë përsëri.

Më shumë dëborë dhe akull në rrugë e bëjnë të vështirë të dalësh nga shtëpia dhe të përballesh me një acar të tillë.

I ftohti i frenon lëvizjet dhe daljet e panevojshme të banorëve, të cilët të mbështjellë me veshjet e trasha nga koka deri tek këmbët nxitojnë për të mbaruar punë sa më parë.

Pak kush në këtë qytet i gëzohet ditëve të tilla që pavarësisht pamjeve të bukura sjellin vështirësi, trafik të rënduar dhe vonesa.

Më guximtarët janë turistët të cilët sfidojnë motin ekstrem për të shijuar borën dhe për tu argëtuar.

“Vij nga Greqia. Per shkak te lock dawnit per fituam nga mundësia per te lëvizur pak dhe pame shtetet ku mund te shkonim. Ne Korce arrite para dy orësh dhe është nje qytet i qete dhe miqësore. Po shijojnë pak boren edhe pse kemi qene edhe ne zona te tjera te vendit ku ka dëbore. Eshte diçka e bukur dhe mundësi e mire per tu çlodhur”.

Pavarësisht se dëbora kaloi 20 cm rrugët nacionale u hapën në kohë për t’i mikpritur miqtë e qytetit dhe fshatrave turistikë.

Rruga e Dardhës është më e vështira për pushuesit pasi të pamësuar me borën shpesh u duhet të vendosin zinxhirat apo të shtyjnë makinat për tiu ngjitur rrugës malore e pavarësisht kësaj sfidat nuk i trembin ata.

Këtë here edhe qyteti liqenor i Pogradecit u zbardh nga dëbora dhe ata që nuk munden te gjene vende ne Korce qendruan për të pushuar pikërisht këtu.

Top Channel


Source link
Leave your comment
Comment
Name
Email