Ambasadori Soreca takim online me kreun e KQZ, thirrje shqiptarëve: Rinovoni kartat ID për të votuar më 25 prill


Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca ka zhvilluar një takim online me kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashin, ku u diskutua për zgjedhjet e 25 prillit.

Ambasadori Soreca iu bën thirrje qytetarëve shqiptarë të cilëve iu ka përfunduar afati i dokumenteve të identifikimit t’i rinovojnë ato. Ai shkruan se rinovimi i dokumenteve biometrike të identitetit është një sfidë e madhe.

“Shkëmbim i mirë me kreun e KQZ-në Ilirjan Celibashi. Po punohet për zbatimin e kodit të ri zgjedhor bazuar në marrëveshjen e 5 qershorit. Rinovimi i shumë dokumenteve biometrike të ID është një sfidë e madhe. Ne i bëjmë thirrje qytetarëve të Shqipërisë që t’i rinovojnë ato urgjentisht përpara ditës së Zgjedhjeve”, shkruan Soreca.

Më 6 janar edhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim i ka bërë një apel të gjithë shqiptarëve që të rinovojnë kartat e tyre të identitetit dhe të marrin letërnjoftimin e ri në mënyrë që të kenë të drejtë vote në zgjedhjet e 25 prillit.

KQZ apel qytetarëve:

Verifikoni emrin në listën e zgjedhësve, kontrolloni vendndodhjen e qendrës së votimit. Rinovoni dokumentin e identifikimit.​

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fton të gjithë qytetarët me të drejtë vote të verifikojnë emrin e tyre në listën e zgjedhësve, si dhe vendndodhjen e qendrës së tyre të votimit.

Kontrolli i listës së zgjedhësve dhe i vendndodhjes së qëndrës së votimit mundet të bëhet duke klikuar në rubrikën “Lista e Zgjedhësve” në faqen e internetit të të KQZ-së www.kqz.gov.al, ose atw të Ministrisë së Brendshme www.mb.gov.al.

Në rast se konstatoni paregullsi tek të dhënat tuaja, apo dëshironi të ndryshoni ose të shtoni të dhëna në ekstraktin zgjedhor, paraqituni menjëherë pranë zyrës së Gjendjes Civile në Njësinë tuaj Administrative.

Gjithashtu, KQZ i bën apel qytetarëve që ju ka mbaruar ose ju mbaron afati i vlefshmërisë së dokumentit të identifikimit (Letërnjoftim/ ose Pasaportë) deri në datën 25 prill që të aplikojnë për rinovimin e tyre.
Procesi i votimit nuk mund të kryhet pa një mjet identifikimi të vlefshëm në ditën e zgjedhjeve. Ndaj, KQZ ju bën thirrje qytetarëve që të mos e lënë për në momentin e fundit por të drejtohen pranë zyrave të kompanisë “Aleat”, për të aplikuar për rinovimin e dokumentit të identifikimit.

Në zgjedhjet e 25 prillit 2021, synohet të implementohet identifikimi elektroniki zgjedhësve,ndaj një dokument i identifikimit i vlefshëm është shumë i rëndësishëm për pjesëmarrjen tuaj në votim.

Të votosh është e drejtë por edhe përgjegjësi qytetare. Ndaj, verifikoni emrin në listën e zgjedhësve, qendrën tuaj të votimit dhe rinovoni dokumentin tuaj të identifikimit.

Top Channel


Source link
Leave your comment
Comment
Name
Email