Akademikët kërkojnë vaksinën/ Sindikata: Gjatë sezoneve infektohen shumë pedagogë


Stafi akademik duhet të ketë përparësi  në planin kombëtar të vaksinimit kundër Covid-19, është kërkesa e sindikatës së punonjësve në universitete drejtuar kryeministrit dhe ministreve të arsimit dhe shëndetësisë.

Gjatë shtator tetorit kur kishim sezonin e ngjeshur të provimeve në auditore patëm një infektim masiv të pedagogëve. Që kjo të mos përsëritet ne kërkojmë

Për të luftuar mangësitë në formimin e studentëve nga mësimi online, kjo kërkesë e vaksinimit sipas akademikëve është e domosdoshme në mënyrë që të kthehen sa më shpejt në auditore.

Nuk duhet të bëhen ndarje mes arsimtarëve për  vaksinimin thekson kryetari i sindikatës, Sandër Kovaçi, proces i cili propozon të  realizohet në disa faza edhe për 5 mijë pedagogët.

Top Channel


Source link
Leave your comment
Comment
Name
Email