60 vite pas Gagarin/ Rusia ka mbetur pas në garën hapësinore

60 vite pas Gagarin/ Rusia ka mbetur pas në garën hapësinore

[ad_1]

Një stacion në hënë! Një mision drejt Afërditës! Një gjeneratë e re anijesh hapësinore! 60 vite pasi bashkimi Sovjetik bëri histori duke lëshuar Yuri Gagarin në hapësirë, më 12 prill 1961, Rusia vazhdon të ketë shumë ambicie jashtëtokësore, por aftësia e saj, për ti realizuar ato, duket tani më poshtë, në tokë…

Projekt pas projekti është paralajmëruar dhe më pas është shtyrë, ndërsa projektet e mëdha bien viktima të problemeve me financimin apo ngërçeve burokratike. Vëmendja e Kremlinit ndërkohë është e përqendruar tek disa sipërmarrje ushtarake më shumë se sa tek eksplorimi i hapësirës.

Një qëllim parësor është ai për të zëvendësuar kapsulën e moshuar tashmë Soyuz, një kalë pune që ka dërguar astronautë në hapësirë që nga vitet 1960 dhe vazhdon të përdoret për udhëtimet në stacionin hapësinor ndërkombëtar.

I prezantuar fillimisht në vitin 2009, projekti për zëvendësimin e Soyuz është shtyrë vazhdimisht në kohë, edhe emri i propozuar për kapsulën e re ka ndryshuar shumë herë, nga federata në Oryol e më pas janë propozuar një version më i vogël i quajtur Orlyonok. “RKK Energia”, kompania që ndërton Soyuzin, mori kontratën e zhvillimit të projektit. Duke qëndruar në muzeun e hapësirës që lartëson arritjet sovjetike në hapësirë, shefi i kompanisë, Alexander Kaleri, thotë se kapsula e re do të jetë më e madhe, më e fuqishme dhe më komode se Soyuz.

 “Qëllimi është që të bëjmë testimin e parë pa pilot deri në 2023. Për momentin ne po fillojmë duke testuar modelet për kapsulën dhe ky është një proces relativisht i gjatë”, deklaroi Kaleri.

Por Kaleri, që edhe vetë është një kozmonaut veteran ka bërë disa misione në hapësirë dhe ka kaluar muaj të tërë në stacionin hapësinor ndërkombëtar dhe stacionin hapësinor Mir, pranon se projekti është ende shumë larg realizimit.

Top Channel


[ad_2]
Source link