30 euro më shumë pensionistëve/ Qeveria Hoti rrit të gjitha pensionet nën 100 euro


Pensionistët që marrin më pak se 100 euro në muaj, do të ndihmohen nga shteti me një rritje prej 30 euro.

Por, kjo rritje që u miratua nga Qeveria Hoti në kuadër të Programit për Rimëkëmbje Ekonomike për vitin 2021, do të vlejë vetëm për tre muaj.

Për po të njëjtën periudhë, janar-mars do të vazhdojnë dyfishimet e skemave sociale, që përfitojnë 25 mijë familje, si dhe për personat që kanë humbur vendet e punës do të ndihmohen në total me 10 milionë euro.

Sikur ndihma direkte për qytetarë, Kryeministri, Avdullah Hoti ka treguar se njëjtë do të veprohet edhe me gastronominë e hotelerinë. Këto pika dhe 13 të tjera kapin vlerën e 222 milionë e 400 mijë euro”, thotë ministrja e financave, Hykmete Bajrami.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti foli për aktivitet ekonomike që janë prekur më shumë nga pandemia: “Bazuar në hulumtimet vendore, aktivitetet ekonomike që kanë pësuar më tepër rënie nga pandemia janë industria e arteve, argëtimit dhe rekreacionit me 79 për qind, patundshmëria 44 për qind, transporti 43 për qind, akomodimi dhe shërbimi ushqimor me 37 për qind”.

Top Channel


Source link
Leave your comment
Comment
Name
Email