100 vite nga Kongresi Bektashian, Meta: Institucionet të respektojnë të drejtat kushtetuese të besimeve fetare


Presidenti i vendit, Ilir Meta ditën e sotme mori pjesë sot në 100-vjetorin e Kongresit të Parë Bektashian të zhvilluar në Prishtë të Skraparit.

Gjatë fjalës së tij ai vlerësoi rolin e bektashianëve në historinë e Shqipërisë, duke theksuar se kanë qenë të papërkulur para regjimit të ashpër komunist.

“Teqetë bektashiane kanë qenë shkolla të mësimit të gjuhës shqipe dhe formimit atdhetar të rilindasve. Institucionet të respektojnë të drejtat kushtetuese të besimeve fetare, duke filluar nga kthimi i pronave të tyre”, thotë Meta.

 

Top Channel


Source link
Leave your comment
Comment
Name
Email