Cilat janë nivelet normale të hemoglobinës/ Si t’i kuptoni dhe kur duhet të shqetësoheni

Cilat janë nivelet normale të hemoglobinës/ Si t’i kuptoni dhe kur duhet të shqetësoheni

[ad_1]

Hemoglobina është një proteinë e rruazave të kuqe të gjakut që transporton oksigjenin nga mushkëritë tek indet dhe rikthen dioksidin e karbonit nga to tek mushkëritë. Hemoglobina luan një rol të rëndësishëm në mirëmbajtjen e formës së rruazave të kuqe të gjakut.

Forma natyrale e tyre është e rrumbullakët, por mungesa e hemoglobinës prish formën e rruazave të kuqe të gjakut dhe qarkullimin në enët e gjakut. Nivelet e ulta të hemoglobinës shkaktojnë anemi. Sipas të dhënave, lodhja, rrahjet e çrregullta të gjakut, rënia e flokëve dhe vështirësi në frymëmarrje janë disa prej simptomave.

Cilat Janë Vlerat Normale Të Hemoglobinës?
Matjet e niveleve të hemoglobinës bëhen në gramë për një decilitër të gjakut. Nivelet normale të hemoglobinës variojnë sipas moshës dhe gjinisë. Vlerat normale mesatare, sipas të dhënave të AgroWeb.org janë:

Të porsalindurit 17 – 22 g/dL
Një javë pas lindjes 15 – 20 g/dL
Një muaj pas lindjes 11 – 15 g/dL
Fëmijët 11 – 13 g/dL
Meshkujt e rritur 14 – 18 g/dL
Femrat e rritura 12 – 16 g/dL
Meshkujt pas moshës së mesme 12.4 – 14.9 g/dL
Femrat pas moshës së mesme 11.7 – 13.8 g/dL

Nivelet E Ulëta Të Hemoglobinës
Nivelet e ulëta të hemoglobinës shkaktojnë anemi. Ato nxiten nga humbja e gjakut, mungesa e ushqyesve, problemet me veshkat, tumoret, ulçera e të tjerë.

Nivelet E Larta Të Hemoglobinës
Nivelet e larta të hemoglobinës vërehen tek njerëzit që pijnë duhan ose që jetojnë në vende të larta. Nëse jeni të dehidratuar, nivelet e hemoglobinës për pak kohë do të rezultojnë të larta, tregojnë informacionet. Shkaktarë të nivelit të lartë të hemoglobinës janë sëmundjet e mushkërisë, tumorët, abuzimi me subtancat e ndaluara.

Defektet Me Hemoglobinën
Ka raste kur struktura e hemoglobinës është me defekt dhe rruazat e kuqe të gjakut kanë një formë jo normale. Falë formës së tyre jo të rregullt, rruazat e gjakut nuk kanë një rrugëtim të lehtë në enët e gjakut gjë që vështirëson transportin e oksigjenit. Këto rruaza shuhen për 10 deri në 20 ditë, ndërsa rruazat me formë normale zëvendësohen pas 120 ditësh. Kjo shërben edhe si pikënisje e anemisë. Simptomat e këtij problem shoqërohen me dhimbje trupore, të kraharorit, kockave, vështirësi në frymëmarrje, lodhje, verbëri e të tjerë.

Talasemia
Talasemia është një çrregullim i trashëgueshëm i gjakut dhe ka të bëjë me prodhimin e hemoglobinës në formë jo normale. Çrregullimi shkakton në një shkatërrim të tepruar të rruazave të gjakut që shkaktojnë edhe anemi./AgroWeb

Top Channel


[ad_2]
Source link